• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Sot akuzon Ramën si “xhelat të fjalës së lirë”…. Por cila është historia e Berishës me median?

August 12, 2025
in Dosja X

Sali Berisha, u solidarizua me News 24 dhe Focus Media Group, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si xhelat të fjalës së lirë.

Berisha u shpreh, mes të tjerash, se ‘nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit’.

Ndërsa sheh sot këto deklarata të Berishës, pyetja që shtrohet është se cili ka qenë raporti i këtij politikani me median në vend?

Po të shohësh marrëdhënien e tij me median do të vëresh një pasqyrë të përhershme tensioni, duke filluar nga bastisja dhe djegia e “Koha Jonë” në vitin 1997, sulmet ndaj gazetës “Tema” në mandatin e parë pas ardhjes në pushtet në 2005 dhe deri te akuzat ndaj mediave kritike si “grupe kriminale” në vitin 2024.

Në vitet ’90, Berisha e përjetoi median e pavarur si kërcënim ekzistencial. “Koha Jonë” u bë simboli i rezistencës gazetareske ndaj qeverisë, por përfundoi e bastisur nga policia dhe më pas e djegur, në një akt që raportet ndërkombëtare e futën Shqipërinë në hartën e vendeve ku shtypi sulmohej në mënyrë të dhunshme. ‘Human Rights Watch’ e përshkroi asokohe Berishën si lider që nuk ngurronte të përdorte “dhunë policore, gjykata të politizuara dhe kontroll mbi median” për të ruajtur pushtetin.

As dekadat që pasuan nuk sollën një ndryshim të dukshëm. Cilido gazetar apo media që nuk përputhej me narrativën e tij shpallej armik, mashtrues apo i kapur nga “grupe kriminale”, ndërsa pronarë mediash pasuroheshin në kurriz të pasurive publike po me bekimin e Berishës.

Në vitet e fundit, edhe pse në opozitë, ky model vijoi. Sulmet ndaj BIRN Albania në vitin 2023 provokuan reagimin e European Centre for Press and Media Freedom, e cila paralajmëroi se diskreditimi publik i gazetarëve “rrit rrezikun për sigurinë e tyre dhe dëmton besimin e publikut te informacioni”.

Në shtator 2024, Berisha shkoi edhe më tej, duke i quajtur disa media kritike “pjesë e grupeve kriminale” – një gjuhë që jo vetëm stigmatizon, por edhe delegjitimon rolin e medias në një shoqëri demokratike.

Kjo histori tredekadëshe tregon se përplasja mes Berishës dhe shtypit të lirë nuk është një seri episodësh të shkëputur, por një ecuri e qëndrueshme e një mentaliteti politik, që ose të sulmon ose të ble për të të mbyllur gojën./ TemA

Next Post

Edhe Gjekmarkaj me probleme mendore: Altin Dumani ta konsiderojë detyrë patriotike, hetimin për shtetin që nuk i fal pronën Fanes? I irrituar pse ambasadorët nuk flasin për hajdutëri pronash!

Çfarë tallje! Irfan Hysenbelliu ndërsen ushtargazetarët pas bllokimit të godinës së News 24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë...në mbrojtje të hajdutërisë time

Pse duhet të jemi kaq të veçantë për të prodhuar një budallallëk?

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved