Policia Rrugore ka vijuar kontrollet gjatë natës së kaluar në disa pika të kryeqytetit si dhe në autostradën Tiranë-Durrës.
Por, pavarësisht sensibilizimit të vazhdueshëm, kontrolleve të shtuara përsëri ka drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Nga kontrolli, një automjet është evidentuar me shpejtësi 164 km/orë, duke marrë masën nga ana e Rrugorëve.
Gjithashtu nga kontrollet me drager, kanë rezultuar një numër abuzuesish me alkoolin.
Po kështu janë pezulluar 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.28 mg/l deri 0.48 mg/l.
“Duajeni jetën/mbrojeni atë/stop alkoolit në timon/ec ngadalë mos shpejto”, apelon Policia e Shtetit.