Një video shokuese po qarkullon sot në rrjet ku shfaqet një person duke masakruar qenin në mes të ditës. Një denoncues bën të ditur për “JOQ” se personi është këngëtari i njohur shqiptar Hajredin Gjeta. Ngjarja ka ndodhur në Durrës teksa siç shihet në video, Gjeta shfaqet duke i gjuajtur qenit të rrugës me sëpatë.
“Po ju dërgoj një video të regjistruar sot në Durrës. Është këngëtari Hajredin Gjeta që pasi ka masakruar qenin me lopatë, vazhdon i gjuan akoma me tulla në mes të ditës”, shkruan denoncuesi për JOQ.
Qeni ka mbetur i paralizuar dhe ka ndjenjur me orë të tëra në rrugë i gjakosur. Kanë qenë vullnetarët ata që e kanë çuar në klinikë. Ndiqni më poshtë pamjet shokuese.