Dalin në dritë detaje nga zullumet që kanë bërë ndër vite inspektorët e KLD.
Prej disa ditësh gazeta ka nxjerrë të dhëna për pasuritë e tyre, duke qenë se fajtorët kryesorë për situatën sot në gjyqësor janë pikërisht ata. Çdo ditë po bien gjyqtarët nga komisioni i vetingut dhe asnjë inspektor nuk zbuloi zullumet e tyre.
Çdo vit bëhen mbi 1 mijë ankesa nga qytet pranë tyre dhe vetëm rreth 200 janë marrë për bazë. Por ajo që bie në sy është se situata e krijuar në gjyqësor ka bërë që inspektorët të përfitojnë.
KLD në muajin maj ka vendosur një precedent duke zgjatur mandatet e inspektorëve që duhet të largohen. Sipas reformës në drejtësi KLD do shkrihet dhe do ngrihet një institucion më vete që do merret me procedimet disiplinore, që do jetë Inspektori i Drejtësisë. Por për shkak të situatës së krijuar ky institucion nuk po ngrihet, shkruan gazeta Sot.
Situata është problematike për shkak të vetingut, pasi ende nuk ka mbarur procesi i rivlerësimit për kandidatët e KLGJ, KLP dhe KED. Pasi të përfundojë procesi, menjëherë do nisë dhe ngritja e këtij Inspektorati.
Por, deri atëherë inspektorët aktualë do jenë në detyrë. E bukura e kësaj është se ata do marrin paga e benefite, por nuk bëjnë asgjë. Ligji në fjalë u ka ndalur atyre inspektimet dhe që prej vitit 2015 në faqen e KLD nuk gjen asnjë raport inspektimi. Sipas informacioneve me nisjen e reformës në 2016, KLD ka pezulluar inspektimet dhe tani ka rol formal.
Por me vendimin Nr.36, datë 07.05.2018, KLD e drejtuar nga Ilir Meta ka krijuar një precedent që inspektorëve që u mbaron mandati do vijojnë të jenë e për disa muaj në detyrë duke përfituar paga e benefite, por që nuk do bëjnë asgjë.