Ministri italian për Europën, Paolo Savona, është vënë nën hetim për akuzën e fajdeve bankare.
Ndaj tij dhe 22 personave të tjerë, Prokuroria e Campobassos ka hapur një hetim në lidhje me realizmin e parkëve eolikë në rajonet e Puglias, Molise e Campania.
Në atë kohë, Savona ishte drejtor i bankës “Unicredit”
Lëvizja Cinque Stelle dhe partia Lega Nord, e kishin propozuar Savonën në postin e Ministrit të Ekonomisë, kandidaturë e cila nuk u pranua nga Presidenti Sergio Mattarella.
Për këtë shkak tentativa për krijimin e qeverisë u rrëzua.
Në consensus me presidentin u vendos më pas që Savona të ishte Ministër për Çështjet Europianë, emërim ky që hapi rrugë krijimit të qeverisë së Giuseppe Contes.