Edhe pse jemi në kulmin e sezonit turistik, mesa duket policia ka vendosur ti vërë “shkelmin” vizitorëve të qytetit të Korçës, duke vendosur postobllok në hyrje të këtij qyteti.
Ashtu sikurse shikohet edhe nga fotot që ka siguruar CNA.al, policia ka rrethuar qytetin juglindor, a thua se është në gjendje lufte, duke turpëruar Korçën, e cila është një vend mjaft i dashur për turistët, si në stinën e verës ashtu edhe në dimër.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh një turp i tillë në Koçë. CNA.al e ka denoncuar edhe më parë këtë ngjarje, dhe policia e hoqi postobllokun, por sot e ka rikthyer sërish.
Për më tepër shikoni fotot e mposhtme: