PD ka denoncuar dje se policia ka ndaluar kreun e saj në Gramsh, Elmas Harunin.
“Ditën e zhvillimit të Aktivit të degës së Partisë Demokratike, me pretekstin e mosvënies së rripit të sigurimit, policia private e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt arreston kryetarin e PD Gramsh Elmas Harunin dhe sekretarin organizativ të kësaj dege.
Ky është një arrestim i pastër politik dhe dëshmi e dorëzimit të policisë para krimit dhe trimërimit të saj pa arsye para qytetarit”, tha deputeti Luçiano Boçi në emër të PD-së.
Haruni është kapur në një makinë, shoferi i të cilës ishte i dehur dhe është shoqëruar nga forcat e Policisë së qytetit, pasi i ka kundërshtuar dhe fyer policët.
Më poshtë sjellim debatin e plotë të zbardhur nga Report Tv.
Debati i plotë:
Qytetari: Qetësohu, o qetësohu
Haruni: Me këta by*q*ra je dhe ti?
Polici: Të lutem zotëri me fjalorin
Haruni: Mbaje mend Tomorr Rama, kaq të them, mbaje mend, çkam për të punuar. O by*qi*ra o hashashxhinj.
Sekretari organizativ i PD-së në Gramsh: Më the ndalo, ndalova
Qytetari: O xha Elmaz, këtu se po flasim bashkë…
Haruni: Ik ere mbushu
Shoferi: Nuk të takon të mbash çelësin.
Haruni: Ça ke moj zonjë? Hape derën të dal o burrë…Kemi gjë drogë?
Polici: Asgjë
Haruni: Ça kemi brenda? Ndalon kryetarin e PD-së së Gramshit, ça ke?
Polici: Ju lutem qetësohuni. Unë s’di gjë fare, unë duhet të bëj detyrën.
Haruni: Ej, shëno aty! Kryetari i Partisë Demokratike, ndalohet si person…pse qarkullon
Polici: I pirë.
Haruni: Ejjjjjjj…Mos ashtu ti, mbaje mend çdo të të punoj unë ty.
Polici: Po mirë mo dakord.
Haruni: Mbaje mend. As më rruhen le*të. E di çje ti për mua? Një këlysh i Fatmir Xhafës.
Dhe po të të dojë tr*pi ty, unë s’vij më. Çfarë kam shkelur?
Polici: Ju lutem dilni.
Haruni: Vetë e kruajte b*thën mo! E di ç’të bëj unë ty