Para pak ditësh u mbajt para ambjenteve të Kuvendit të Shqipërisë ceremonia e organizuar për përurimin e bustit të ish-Kryetarit të Kuvendit, perosnaliteti të shquar Pjetër Arbnori. Ishte një ceromoni që si rrallë-herë mblodhi të majtë e të djathtë.
“Jeta vuajtjet ia derdhi lumë, ndërsa lumturinë ia dha me kursim, ia dha me vonesë dhe ia mori shumë shpejt. Në drejtim të Kuvendit, Arbnori mbeti njeri i dashurisë për njerëzit”-ishte kjo një copëz nga fjalimi që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi mbajti për ish-kolegun Pjetër Arbnori.
Shumë është folur për dimensionin e Arbnorit si “Mandela shqiptar”, për të mbijetuarin e ferrit komunist, për politikanin e urtë që hyri në burg 26 vjeç dhe doli prej andej 54.
Të shumtë kanë ndarë kujtimet dhe mbresat e tyre për Arbnorin, por ndër më të veçantët mbete bashkëbisedimi me Kadarenë.
Publicisti Edison Ypi ka ndarë me lexuesit një moment pak të njohur për publikun e gjerë.
Bëhet fjalë për një pyetje, që Kadare me mjeshtërinë fine i nxorri Arbnorit një rrëfim perlë, me realizëm, doza të forta autoironie, dhe emocione të pastra, njëkohësisht të trishta, po aq sa me ngjyra!
Biseda e ‘panjohur’
-Zoti Pjetër, j’u drejtua Ismail Kadarea Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë ku veç Arbnorit ndodhesha dhe unë e ca të tjerë.-shkruan Ypi, duke vijuar:
Kadare e pyet: A është e vërtetë se pas një kohe të gjatë në burg, i burgosuri dashurohet me qelinë ?
Arbnori i përgjigjet:
-Po udhëtoj nëpër botë, tha Arbnori, po shoh qytete të kristalta, grataçiela marramendës, autostrada si gjarpërinj të zinj kilometrikë, ura të varura të bukura si nëpër ëndërra. Po vizitoj ekspozita dhe muzeume të arteve figurative me vepra madhështore me tu mbush trupi me mornica.
Por rrënqethja estetike që nuk më shqitet asnjë çast nga mendja; betoni i mureve të qelisë me pllanga gjaku të tharë, fije flokësh të ngjitur, copa lëkure ngecur nëpër plasatitje, gërvishtje nga prangat dhe goditjet, është kryevepra e kryeveprave.
Po, i burgosuri dashurohet me qelinë.”/Lexo.al