Kanë dalë detaje të reja nga shpërthimi në dyqanin e Drita Lulos, motrës së gjyqtarit të shkarkuar të Kushtetues Fatos Lulo.
Drita Lulo ka disa kompani në fushën e ndërtimit, dhe pretendohet se i ka dhënë 480 mijë euro vëllait të saj ish-gjyqtar.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një mjet që lëvizte me shpejtësi në zonë në orarin që përkon me shpërthimin që ndodhi në dyqan.
Policia bën me dije se në automjet kanë qenë dy persona. Një nga personat ishte shoferi, tjetri vendosi pakon në qepenin e dyqanit që ishte bosh.
Ngjarja është parë vetëm nga një banor i zonës. Policia thotë ka pamje filmike të shpërthimit të dyqanit.
Dyshohet se automjeti që lëviznin autorët është i vjedhur.