Agjencia e lajmeve CNN raporton se agjentët e FBI-së kanë sekuestruar regjistrimin e bisedës së Donald Trump dhe Michael Cohen, avokatit të presidentit amerikan në të cilat thuhet se flitet për “mënyrën që do të paguanin një ish-modele të Playboy [Karen McDougal] e cila kishte pasur një lidhje intime me të”.
“Avokati personal i Presidentit Donald Trump në mënyrë sekrete regjistroi një bisedë me të teksa diskutonin për pagesën e modeles së Playboy Karen McDougal, sipas një raporti në New York Times. Artikulli citon avokatët dhe të tjerë persona që tashmë e kanë dijeninë dhe e kanë dëgjuar regjistrimin duke thënë se është konfiskuar nga FBI gjatë një bastisje në zyrën e Michael Cohen më parë këtë vit dhe aty ndodhet edhe zëri i Trump duke diskutuar pagesat për McDougal”, shkruan Time.Sipas CNN, bashke me audion janë sekuestruar edhe disa fotografi dhe të tjera audio e kompjuterë.
Sipas CNN, Trump ka pasur një lidhje me ish-modelen gjatë kohës që ka qenë i martuar me Melania.
Ish modelja e Playboy, Karen McDougal tha se vendimi i saj për të treguar historinë e marrëdhënies me Donald Trump nuk behet me qellim që ta dëmtojë presidentin amerikan.
Pak kohe me pare, ne nje interviste per CNN, Karen McDougal iu drejtua me “më fal” bashkeshortes se Trump, Melania.
E pyetur se “Çfarë mund të thuash, përveç, më fal?” Karen McDougal tha për CNN:
“Më vjen keq, nuk do të doja që kjo të ndodhte me mua”.McDougal ka thene ne kete interviste, qe eshte ne videon me poshte, se gjatë marrëdhënies së saj me Trump, ai i tregoi asaj rreth apartamentit të tij në Nju Jork në Trump Tower, duke i treguar dhomën e Melania në shtëpinë e tyre.
Kjo vizitë e bëri atë të ndihej “fajtore, shumë fajtore”, sic u shpreh ish modelja.