Luçiano Boçi, ky rryp që i duhet vënë rrypi në gojë, vazhdon dhe mbron kryetarin e PD-së, i cili si shumë përfaqësues të kësaj partie, nuk e dimë se kush u ka mbushur mendjen, se mund të shajnë, kërcënojnë dhe kundërshtojnë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Video skandaloze e një qytetari që pretendon se është kryetari PD dhe kërcënon se do bëjë namin kur të vijë në pushtet është një paraqitje e turpshme e kësaj forcë politik,e që sillet sikur është në delirë për shkatërrimin moral që ka pësuar.
Sjelljes së këtij kryetaruci me policin e shtetit tashmë është bërë virale dhe ka marrë mijëra klikime, por mashtruesi Luçiano, nxjerr një video e tjetër, ku tregon se pijaneci i partisë ishe fyer rëndë, për sjelljen e policisë, ku në asnjë vend nuk dëgjohet ndonjë fyerje dhe pretendon se “trimi” është marrë zvarrë, ku në video trimi shoqërohet për krahu nga forcat e policisë, sepse nuk bindej të vinte me dëshirë në furgonin e patrullës së bashku me shoferin, të dy në gjendje të dehur.
Nuk e di se në çfarë demokracie i ka parë Luçiano që shkelësit e ligjit dhe dhunuesit verbal të policisë të trajtohen si të paprekshëm. A e di Luçi se ky kryetari nuk asnjë status të veçantë dhe as imunitet ligjor, që e bënë atë të trajtohet si një qytetarë i veçantë./Ekskluzive.al
Video e mëposhtme e dërguar nga Boçi dhe e postuar nga A1 Report
Por ja si e përshkruan Boçi ngjarjen:
Elmasi u provokua deri në kufijtë e së pamundurês, me forca e britma policore të shumta, kur ishte thjesht dhe vetëm një pasagjer. Kushdo do kishte kundërshtuar këtë maskaradë politiko-policore.
Ishte në rrugën e tij dhe në jetën e tij.
U rrethua, u dhunua, u bllokua në makinën e tij e më pas e morën zvarrë, (sic e sëshmon video) pa asnjë shkak nga policia politike dhe reagoi.
Manipulimet që serviren me fragmente që i interesojnë policisë, nuk e mbulojnë faktin e përdorimit të saj politik si mashë për të luftuar kundërshtarët politikë me cdo mjet e për të favorizuar Yaristët, kanabistët, trafikantët e kriminelët me e pa kostume rrezëllitse.