Më qetë o njerëz!
Ilirjan Blloshmi
Sadik Sapahia është në syrin e një cikloni kritikash. Kanë dalë sepcialistë, gazetarë, politkanë, dreq e shejtan. Që pa pikën e idesë mbi sklupturën kanë kryqëzuar një nga skluptoret më të talentuar që ne kemi sot për sot në Shqipëri. Sot shumë nga këta e kanë dëgjuar për herë të parë emrin tij. Nuk e kanë fare po fare problem ta gjykojnë, ta quajnë dështak, pa lidhje, apo ku di unë.
Nuk kam në plan të mbroj Spahian si skluptor, sepse nuk kam asnjë fromim për ta bërë. E për këtë gjë kontaktova një ish profesorin tim. I dërgova foton dhe e pyeta. Çfarë mendon? Më jep pak kohë mu përgjigj. Pas rreth dy orësh më shkruan.
-“Kjo sklupturë shpreh dhimbje, ndoshta ka lidhje me periudhën komuniste në ish Bashkimin Sovjekt. Këto lloj sklupturash, janë të shkollës post komuniste. Që janë përdorur gjërë ne Çeki, kjo është një kulturë e përdorur nga skluptorët që duan që përmes veprave të denocojnë një krim, apo një sistem “
– Paske shumë info rreth sklupturave e pyeta.
-Pyeta një mik më tha, sepse ti pyet pak por gjithmonë kur pyet do përgjigje nga njerzit e fushës. E falenderova për inpenjimin. Më pas pak a shumë i tregova sesi qëndron historia. Ajo sklpture denoncon dicka tha. Ja që denoncoka krimet e komunizmit.
Sadik Sapahia nuk e ka sklupturën e parë që bën, unë e kam parë sesa i lidhur është ai me veprat e tij, e kam parë që cdo vepër që bën, familjarët janë të parët që dëgjon, merr cdo lloj infomacioni nga njerzit, si e përshkruajnë, si e kanë njohur. Këtë e them sepse kur jam takuar për herë të parë me të pyetja që më ka bërë ka qënë. Si do e pershkruaje një ish të përndjekur? Unë nuk kam folur, thjeshtë mblodha supet.
Sepse në imazhin tim, por edhe të shumë prej bashkëmoshatarëve të mi apo ndoshta edhe të një tërësie më të gjerë shqiptarësh, emri të përndjekur politikë të sjell menjëherë në përfytyrim portretin e një e grupi njerëzish të vuajtur të rrudhur në fytyre që të shfaqen me kyçet e duarve të rrethuar nga hekurat që pengojnë lirinë. Ky imazh i këtyre njerëzve është kaq shumë i rrënjosur në përfytyrimin tim sa që gjithçka e bukur, rrëzëllitëse dhe misterioze nuk mund të përfytyrohet ndryshe.
Pra Sadik Sapahia na ka paraqitur një Pjetër Arbnor që urrente atë sistem por që kurrë nuk që i lumtur me këtë që kemi sot. E që ne e quajnë demokraci. Pjetër Arbnorin nuk e ka shëmtuar Sadik Sapahia, Arbnorin e turpëroj Berisha kur e bëri kryetar parlamenti dhe fuqinë ja la Genc Rulit. Arbnorin e turpëroj PD-ja kur e vuri kandidat përballë Paulin Sterkajt. Politika në këtë kontekst, përbën një rast krejt sui generis. Është vetë politika që më këtë rast mohon vetveten, kur mohon pendesën në rastin e kryerjes së krimeve. Një situatë e tillë e çon jo vetëm njeriun por dhe politikën drejt një çmendurie halucinacionesh, siç ndodh me Makbethin e Shekspirit.
Shëmtija nuk është ajo sklupturë, shëmtia është punëtori shfrytëzohet dhe nëpërkëmbet në të gjitha mënyrat e tij të mundshme, duke i mohuar të drejtat e duke mos i paguar shumë herë punën e kryer. Intelektuali i vërtetë për shkak të fitimeve jo të mëdha quhet si një njeri pa merita dhe në disa raste ai që vihet në krye të kuvendin të vlerësimit është hajduti, drogëshitësi, mashtruesi i ligjit, etj, etj. Ne si popull e kemi kapur cdo gjë nga bishti. Në përurimin e ati busti ishin, bashkëfajtorë dhe bashkëvujatës fiks ashtu si ka thene Sali Berisha në fillimet e demokracise. Kjo është shëmtia kundrejt Arbënorit jo ajo sklupturë.
Prandaj merreni më qetë o njerëz, se nuk u’a ka fajin Sadik Sapahia, fajin e kemi vetë që arrimë të shohim deri tek maja e hundës. Arrimë të shohim deri tek servilizmi ndaj deputetit, ndaj ministrit. Ne nuk shohim kurrë nga intelektualët. Ne shohim hajdutin, kriminelin, maskarain, palacot, gënjeshtarët, dreqi e shejtani. Ne nuk e dimë se me cfarë ushqehet apo mban familjen Sadik Sapahia. Por aman dime kur nderron brëket Arjana Fullani, kur nderron makinat Erik Fullani, kur ndërron këmishen Adrian Fullani.