Nga Agim Cani
Kishte mbaruar filloren Silvi dhe ishim thirrur ne nje feste, me prinderit dhe mesuesit. Ne nje vend te gjelbert, siç eshte gjithe Gjermania, thjeshte me stola e tavolina.
Mbasi zume vend si familje, papritur u shfaq deputeti i zones, nje njeri shume i njohur i politikes gjermane, europiane dhe jo i panjohur per shqiptaret, Dr. Karl Lamers. Njerezit vazhduan normal bisedat e tyre dhe ardhja e tij, nuk u beri asnje pershtypje.
Ai po kerkonte nje vend te lire dhe une me hijen e politikes ne plan te pare, u çova dhe i ofrova vend. U ul ne tryezen tone dhe sa kishim filluar biseden, kur ne kampingun e ngritur u fut nje polic. Pothuaj te gjithe te pranishmit reaguan dhe i ofruan vend, qe ai polici te ulej prane tyre.
Nje ngjarje qe me mbeti ne mendje. Por per miqte e mi emigrante, kjo nuk eshte e re dhe e panjohur. Te gjithe e kane jetuar dhe pare respektin e madh, qe kane njerezit per uniformen, per policin. Besimin dhe dashurine, qe i rrethon policet kudo ku jane.
Puna ime e perditeshme me lidh me ta. Eshte nje roman me vehte sjellja dhe qendrimi i tyre. Ata nuk i ben ndryshe uniforma. Jane njerez si gjithe te tjeret, te cilet uniforma i ben me korrekt, me te sjellshem, me te dashur, me te perkushtuar.
Tani ta ndyje kete histori te bukur, me ate qe pashe sot ne video. E turpshme, primitive, barbare, si sillet nje funksionar partie me nje punonjes policie.
Po i zgjuar. Ka pare qe keshtu u soll nje tjeter Murriz dhe u be deputet. Ndoshta Harruni pret te behet deputet ne zgjedhjet e tjera.
Tani… sot po mendoja. Nese do isha i ri dhe do me shtrohej alternativa te behesha polic apo politikan ne Gjermani, do te zgjidhja pa me te voglin diskutim, profesionin e policit.
Nese ne Shqiperine time ndodh ndryshe, eshte se eshte punuar, ka 25 vite sistematikisht, qe figura e policit te jete kjo qe eshte.
Shtroj pyetjen e fundit: Çfare do kishte ndodhur, nese kjo ngjarje do kishte ndodhur ne nje rruge te Amerikes…?
Ne Gjermani e di. Haruni do futej ne burg me gjykim te shkurtuar dhe do harronte per jete politiken./Ekskluzive.al