Nga Romeo Kara
Jo me kot thuhet se politika e Kosoves eshte bere nje kopje e keqe e asaj te Tiranes.
Ketu nismetaret e procesit te ndryshimeve politike ne 1990-91 iu dhane te drejte vetes qe te shijnin si iu donte qejfi, duke abuzuar deri ne marrezi me pushtetin, pasi mendonin se kete te drejte ja u jepte kontributi i tyre i “jashtezakonshem” si nismetare, ndersa ne Kosove, shume shpejt mbas lufte, disa nga luftetaret i dhane vetes atributin e zotit te vendit, me te drejte per t’u shperblyer me favoret e pushtetit, pavaresisht se shkelen mbi gjakun e deshmoreve dhe endrren shekullore per nje shtet te drejte e te pavarur.
Krushqia ngjan pa behet, prandaj edhe Nuel Kalaj, ky sojsez i Berishes, gjen perkrahje dhe mundesi militantizmi tek Haradinaj dhe partia e tij.
Me njerez si Nueli ne krah, Haradinaj jo vetem qe po qorrolleps te ardhmen e Kosoves, por po zeron edhe ate kredi politike te fituar me kontributin e dhene ne lufte.
Ne nuk kemi kurrsesi lluksin, qe te instalojme politika karshilliku ne shtetet tona, pasi ceshtja kombetare shqiptare, qe qendron permbi cdonjerin prej nesh, kerkon bashkim te bazuar mbi vlera dhe jo mbi pazare apo kompromise underground.
E pafalshme qe kemi dy qeveri shqiptare ne rajon ku njera i bie gozhdes dhe tjetra patkoit.
I pafalshem ky karshillik i Haradinajt, qe jo vetem strehon nje te korruptuar dhe hajdut, qe ka konsumuar vepra te renda penale me Shqipëri, por edhe e promovon politikisht ne partine e tij.
Me Nuelin si militant, Aleanca per Ardhmerine e Kosoves eshte bere Aleanca per Vjedhjen e Kosoves, dhe kjo gje eshte pranuar me vetedije te plote nga kryeministri i Kosoves, qe mendon se kontributi ne lufte i jep te drejte atij te beje cfare te doje me Kosoven.
Kjo politike percarese dhe karshilliku do te marre fund shume shpejt, dhe nese do te jete e nevojshme do te nderrmeren edhe hapa konkrete politike dhe shoqerore, qe kjo gje te ndodhe, pasi te keqen do ta luftojme kudo ku ndodhet, pavaresisht se dikush do te vendose sinore te rinj ndermjet shqiptareve.