Muhamet Yalcin mund të konsiderohet pa frikë edhe si një ‘’Edi Rama’’ turk, pasi shtëpinë e tij e ka pikturuar të gjithën me motive të ndryshme, ashtu siç janë edhe shijet e Kryeministrit shqiptar.
30 vjeçari nga Turqia është me aftësi të kufizuara dhe në mungesë të letrës që i ati nuk ia ka blerë ai ka nisur të pikturojë muret e shtëpisë.
9 vite më parë ai ndoqi shkollën e pikturës dhe përveç imagjinatës dhe talentit të lindur, çdo gjë të fituar nga dijet e shkollës Yalcin e transferoi në muret e shtëpisë së tij.
Puna e tij mbështetet nga prindërit Aysel dhe Hasan. Shumë turistë të huaj vijnë në shtëpinë e tyre në Ankara për të shijuar artin e këtij 30-vjeçari.