Gazetari i njohur nga Kosova duket se është bërë nervoz me vizitën e Gridës në Mitrovicë e veshur, me taka dhe fustan të gjatë, për të shpallur çlirimin e Mitrovicës nga Albin Kurti.
Në një status publik të tij ai ndërkohë shkruan se “Top Channel është e vetmja media e madhe në Shqipëri që bën propagandë të pastër, si për Edi Ramën dhe për Albin Kurtin, por gjithashtu është në lidhje dashurie me opozitën në Shqipëri”.
Ironia e Buzhalës vjen pas përfshirjes direkte të Dumes në propagandën elektorale në Kosovë, duke publikuar një reportazh propagandistik për Mitrovicën e Veriut në mes të fushatës elektorale në Kosovë.







