Nuk i bindet urdhrit të policisë për të ndaluar, por përfundon në pranga. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia e Fierit bën me dije se shtetasit K.B, 37 vjeç, banues në Fier i janë gjetur në mjet edhe një shumë e konsiderueshme kartëmonedhash në euro (30450 euro), origjinën e së cilave nuk e ka treguar.
“Në datën 21.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në vendin e quajtur “Rotondo e Kryqëzimit të Parkut”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë në pikë kontrolli dhe mbasi është ndjekur e ndaluar nga shërbimet e policisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30450 euro, për të cilat nuk dha shpjegim për origjinën e tyre”,- sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 287 e 242 të Kodit Penal./BW