Bashkia e Tiranës ka reaguar duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD-së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara.
Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime.
“Sipas këtij institucioni këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.