Pak kohë pas uljes të avionit me të cilin udhëtonte zëvendës/presidenti i parë i Afganistanit, Rashid Dostum, në relacionin Ankara-Kabul, në afërsi të aeroportit të kryeqytetit afgan ndodhi një shpërrthim.
Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit njoftoi se në shpërthim kanë humbur jetën të paktën 11 persona, ndërsa janë plagosur 48 të tjerë.
Zyrtarët shprehën shqetësimin se numri i të vdekurve dhe të plagosurve mund të rritet.
Një nga këshilltarët e Dostum tha për agjencinë e lajmeve “Anadolu Agency” se mes të vdekurve gjenden edhe turprojat e zëvendëspresidentit të parë afgan, Dostum.
Dostum qëndroi rreth një vit në Turqi, para se të kthehej në Atdhe këtë të diel, ndërsa në aeroport kishin dalë disa zyrtarë lokalë dhe përkrahësit e tij për ta mirëpritur. Shpërthimi ndodhi menjëherë pas nisjes së autokolonës në të cilën ndodhej Dostum.