Gruaja që shihni në foto është Anna nga Mallakastra, 31-vjeçarja e arrestuar nga policia e Fierit si autore e të paktën tre grabitjeve të dokumentuara në tre karburante në qytetin e Fierit.
Paraditen e sotme u arrestua në Fier një 31-vjeçare, pasi ishte kthyer në tmerrin e karburanteve të qytetit duke i vjedhur.
Nga burimet policore u mësua se e ndaluara quhet Ana Malaj dhe se në bashkëpunim me kushëririn e saj 22 vjeç E.G.dilnin natën me makinë, maska dhe të armatosur për të grabitur pika të ndryshme karburantesh.
Nën kërcënimin e armës Ana dhe 22-vjeçari u merrnin karburanteve paratë që ishin në gjendje dhe vetëm gjatë këtij muaji ishin shënuar 3 vjedhje prej tyre.
Por kush është Ana, “gangsterja” që arriti të linte gjurmë në aktualitetin e sotëm? Ajo është 31 vjeçe, banuese në fshatin Visokë të Mallakatrës dhe është vajza që shihni më poshtë.
Nuk dihet ende nëse ishte vetë Anna ideatorja e të gjithë skemës së grabitjes, apo kushëriri i saj 22 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Fierit, por një gjë është e sigurt, grabitësja nga Mallakastra vepronte me gjakftohtësi, referuar edhe tre rasteve, një i finalizuar në grabitje dhe dy të tjera të mbetura në tentativë.