Thuajse 40 vite pasi hapi dyert për herë të parë, Studio 54 mbetet një nga klubet e natës më të njohur në SHBA.
Këtë muaj, fotografi suedez, Hasse Persson ka publikuar një koleksion me foto fantastike nga diskoteka e famshme e Nju Jorkut.
Në fotot e tij mund të shihen personazhe kaq të famshëm si Andy Warhol, Truman Capote dhe Bianca Jagger.
Ishte pikërisht prezenca e këtyre të fundit që i dha kaq shumë emër klubit.
Ai ishte jo vetëm një vend argëtimi dhe teprimi, por edhe një dokument i vërtetë për ‘zeitgeist-in.
Fotot janë realizuar gjatë viteve 1977-1980.