Të shtëna me armë mbrëmjen e së dielës në Kanada. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në Toronto, zonë e populluar nga restorante dhe dyqane, ku një person humbi jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur.
Personi që ka kryer krimin makabër, i cili ende nuk është identifikuar nga policia ka qenë i veshur me të zeza, hapi zjarr me armë, ndërsa më pas u vetëvra.
Dëshmitarët të pranishëm në vendin e ngjarjes thane se autori qëlloi 20 herë me armë, ndërsa viktimë mbeti një grua. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.