Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, ndaj sulmit të fundit të PD-së ndaj Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit, lidhur me seancën gjyqësore ndaj Ardian Dvoranit.
Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, Rama i quan fletërrufe sulmet e opozitës, ndërkohë që thotë, se gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë, do të ringrihen, pas shkarkimit të anëtarëve të tyre.
“Vetingu po vepron në pavarësi të plotë e monitorim ndërkombëtar. Fletërrufetë kundër Vetingut janë dëshpërimi i atyre që e mbushën me llum Pallatin e Drejtësisë! Loja mbaroi. Gjykatat e sipërme do pastrohen deri në fund e do ringrihen për ta bërë më në fund drejtësinë Drejtësi”, shkruan Rama.