Eskorta e presidentit Thaçi është përfshirë në një aksident zingjirorë në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Për këtë ka njoftuar edhe presidenca, duke njoftuar se nuk ka të lënduar si pasojë e aksidentit.
“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit.
Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore, thotë njoftimi.