Nga Bledi Mane
Më ka nxirë jetën, me ka masakruar sistematikisht keta 24 muajt e fundit, aq sa nese do ishte nje gazetar tjeter, do kerkonte azil politik diku gjetkë ose do vetëvritej.
Gjithesesi une qendrova stoik dhe me qetesi perjetova gjithe poshtersite, qe nje zyrtar i larte i shtetit shqiptar thurri kunder nje gazetari.
Adriatik Llalla tentoi te me shkaterronte jeten, por sot jeta e tij u ngjyros me ngjyre gri te errët. Disa nga pronat e sekuestruara tregojne me se miri sesi nje sherbetor i taksapaguesve shqiptarë, paska bere kerdine me lekët e dhuruara nga kriminelet.
Une sot nuk ndjehem i lumtur si triumfator, ndjehem i poshteruar pse organin e akuzes e paska drejtuar nje latifondist, qe blinte siperfaqe toke pa fund per t’ua dhene më vonë ndertuesve oligarkë.
Nje ish Kryeprokuror qe zbriti ne Tirane nga nje fshat i humbur i Gramshit, ku deri dje neper dasma ngrinin dolli me dhallë dhe sot nuk egziston as ne google map. Nje rob i paushqyer me bukë, por i ngopur me leksione hakmarrjeje.
Doni ta dini pse reagova sot?
Me shqetesojne zengjinet e rinj te Tiranës, halabaket qe kurre nuk do te behen aristokrate. Keta mysybeter si puna e ketij Adriatik Llalles, qe u pompuan nga politika, por që po shfryhen çdo ditë nga trysnia e mëkateve.
Tani po e kuptoj, pse Tirana paska kaq shumë spitale private. Leku i tyre atje do përfundojë!!!
Te fala Tik Llalles, qe ka ikur me pushime ne Greqi, se Rovena Gashit ia bëj vetë të falat! 🤔😀🙋♂️