• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

September 24, 2025
in Diaspora

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane, Brendan Hanrahan, ka thënë se për SHBA ishte tejet shqetësuese përpjekja konkrete e Kurtit për t’ia pamundësuar Listës Srpska pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se ka një varg veprimesh të autoriteteve kosovare lidhur me veriun e Kosovës që mendojmë se ishin destabilizuese dhe për të cilat SHBA-ja ka ngritur shqetësime. “Gjëja e vetme që do ta theksoja veçanërisht, që për ne ishte më shqetësuese, ishin përpjekjet konkrete për t’ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës, dhe në këtë rast serbëve të Kosovës, që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, si në kuptimin e gjerë ashtu edhe në pozitat udhëheqëse në institucione”, ka thënë Hanrahan.

Ky ishte shkaku, sipas zyrtarit të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë një bisede me të përditshmen kosovare Koha, që SHBA mori vendimin për pezullim të dialogut të planifikuar strategjik. Albin Kurti. Sipas SHBA u shkel “vija e kuqe”, sidomos me “përpjekjen për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”. Ndaj qeverisë së Kosovës u ndërmorën veprime edhe nga BE. Për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri, Bashkimi Evropian në vitin 2023 i ka vënë Kosovës disa sanksione.

SHBA nuk tërhiqet nga KFOR

Ndërprerja e dialogut strategjik nuk ka pasoja për angazhimin amerikan në KFOR. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Europiane, Brendan Hanrahan e ka konfirmuar që prania amerikane në KFOR është thelbësore për interesat amerikane për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Por Hanrahan nuk ka përjashtuar zgjerim masash në fusha të tjera, nëse qeveria në detyrë apo një qeveri e ardhshme vazhdon me veprime të njëjta si deri tani. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, takoi mbrëmë ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Europiane, Brendan Hanrahan, me të cilin, siç thotë Presidentja, e ritheksoi “rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik”.

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA nuk janë prishur

Pas ndërprerjes së dialogut strategjik me Kosovën, kryeministri në detyrë Albin Kurti e pranoi se Qeveria e tij në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me Shtetet e Bashkuara, por nguli këmbë se marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë prishur. Sipas Kurtit, “dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.

Hanrahan, nga ana e tij, thekson, se “strukturat paralele të Serbisë duhet të integrohen brenda institucioneve të Kosovës, porse kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të sigurohet zgjidhje afatgjatë dhe e qëndrueshme”. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, disa ditë para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit u është drejtuar qytetarëve serbë përmes një videomesazhi, ku njoftoi se “gjatë mandatit të ardhshëm” Qeveria do të punojë për integrimin e arsimit dhe shëndetësisë në një sistem të vetëm, duke bashkuar përvojat dhe forcat me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe KFOR-in. Lista Srpska, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, reagoi ndaj këtyre deklaratave të Kurtit, duke theksuar se “integrimi i arsimit dhe shëndetësisë në sistemin kosovar nuk është pjesë e ndonjë marrëveshjeje”, dhe e ka cilësuar këtë si “kërcënim për komunitetin serb”. (DW)

Next Post

FOTO/ Prit se po kalon Doktori…

OKB zbulon misterin, kush e ndaloi shkallën elektrike kur mbi të ishte Donald Trump

VIDEO/ Pas Macron, edhe Erdogan bllokohet nga policia për shkak të autokolonës së Trump

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved