Natyra dha një tjetër provë të paparashikueshmërisë së saj ditën e hënë. Nisi me diell dhe ngrohtë, por në mesditë i gjithë vendi u përfshi nga stuhi dhe rrebeshe.
Pamjet më të rralla vijnë nga Peshkopia ku për disa minuta u pushtua nga një stuhi breshëri që ka mbuluar gjithçka. Siç duket edhe nga video më poshtë breshëri ka qenë me dendësi të madhe.
Qytetarë thanë se ndërkohë në Dibër të Madhe kishte nisur borë. Ajo ishte e përzierë me reshje shiu, por kjo ka mjaftuar që të mbulohen çatitë e shtëpive. Më poshtë jepen pamjet e rralla.