Përfaqësuesit e mbetur të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, pas distancimit të aktorëve, tentuan sot t’i dërgonin një letër Presidentit Meta me argumentat e PD që të shprehet kundër ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
Por, teksa Alert Çeloaliaj dhe Robert Budina jepnin e merrnin me rojen te kangjellat e hekurta të Presidencës, pas krahëve të tyre u shfaq Fahri Balliu, i cili u hapi derën.
Nuk dihet nëse botuesi i Gazetës 55, këshilltar i Bashës, baba i deputetit të PD, Klevis Balliu, po udhëheq përfaqësuesit e Aleancës kundër teatrit.
Por me sa duket, ndërhyrja e Fahriut u ka zgjidhur punë, në mos për të takuar Ilir Metën, të paktën për të dorëzuar letrën tek posta e gardës./Lexo.al