Belind Këlliçi doli sot nga Gjykata e Posaçme i indinjuar, duke u shprehur se ishte ndjerë i intimiduar gjatë marrjes së tij në pyetje, ndërkohë që shtoi se ‘beteja e tij me Erjon Veliajn ishte ezauruar tashmë’, duke aluduar për kotributin e tij në çështjen penale të ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
E vërteta e deklaratës së Këlliçit është një gënjeshtër e madhe, sepse jo vetëm që Veliaj e mundi atë në zgjedhjet e fundit me një diferencë të thellë prej 160 mijë votash, por, gjithashtu, për asnjë prej akuzave të Këlliçit nuk është duke u hetuar Veliaj.
Ndonëse i ri në politikë, Belind Këlliçi është përdorur vazhdimisht nga Sali Berisha dhe familja e tij.
E përdorën në fillim kundër Lulzim Bashës, duke i thënë se me largimin e Bashës nga PD gradualisht Këlliçi do të merrte drejtimin e partisë, gjë që nuk ndodhi.
Pastaj e përdorën në protestat përpara Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që tani e akuzojnë dhe përdorin portalet e tyre për t’i nxjerr të palarat, duke e akuzuar se ka marrë lekë dhe ka bërë pazar pa lejen e tyre.
Si për të mos mjaftuar të gjitha këto, nuk i dhanë asnjë komision parlamentar, duke e venosur anëtar të një komisioni, si çdo deputet tjetër.
Është pikërisht sjellja e Këlliçit dhe mungesa e koherencës së tij ajo që e ka bërë familjen e Berishës të mos ia hedhë më sytë apo është pazari që ai ka bërë pa lejen e tyre ajo që nuk ia falin.
Kjo ngelet për t’u parë edhe në pozicionet që do të shpërndahen në Partinë Demokratike në të ardhmen, por, pavarësisht se e kanë përdorur sa herë kanë dashur, Këlliçi duket se po përballet brenda PD-së me atë që vetë ka gatuar.