Akuzat e presidentit të Bajern Mynihut, Uli Hënes, në lidhje me Mesut Ozilin nuk kanë mbetur pa përgjigje. Agjenti i lojtarit, Erkut Sëgyt, akuzoi presidentin e Bajernit Mynihut duke e kritikuar ashpër.
“Komentet e zotit Hënes janë pa lidhje fare. Përpiqet që të largojë vëmendjen nga problemi i racizmit dhe i diskriminimit në Gjermani, dhe nuk mund të japë deklarata idiote, që janë totalisht të ekzagjeruara.
“Si president i Bajernit duhet të flasë për ata tetë lojtarë që ishin me kombëtaren në Rusi duke përfaqësuar Gjermaninë dhe jo të merret me Mesutin… Nëse ai është kaq i keq, atëherë pse nuk pyesni Joahim Lëv, Arsen Venger dhe Hoze Murinjo? Eshtë qesharake që ai nuk merr parasysh opinionin e tre specialistëve dhe trajnerëvë të mëdhenj”
“Zoti Hënes, nuk do të shpenzojmë më kohë dhe energji për të folur për këtë argument. Atë që ne dimë për ju është se keni bërë evazion fiskal prej 28,5 mln eurosh dhe për këtë arsye u larguat nga Baviera, por u dënuat për sjellje kriminale.
“Duke bërë krim, vodhët para, para që i takonin shkollave, fëmijëve dhe spitaleve. Ato shkuan në xhepin tuaj. Hënes dhe shumë persona të tjerë në Gjermani kanë frikë të përballen me argumente si ai që preku Ozil, mbi racizmin dhe fenë… Ata nuk dua të shohin të vërtetën”, – u shpreh ai.