Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vënë nën sekuestro preventive pasuri të paluajtshme në emër të ish-Kryeprokurorit të vendit Adriatik Llalla me vlerë mbi 800 mijë euro.
Menjëherë pas këtij lajmi ish kryeministri Fatos Nano ka reaguar me një status në rrjetet sociale.
“Duke vëzhguar ndtyshimet e fundit, le të shpresojmë që vettingu do të jetë fillimi i një epoke të re politike, sepse “peshku” i parë u kap. Në pritje të peshqve më të vjetër… ” shkruan Nano.