Kafshët që jetojnë nën kushte natyrore rrallë i afrohen moshës së tyre maksimale të mundshme për shkak të vdekshmërisë foshnjore, sëmundjeve, grabitqarëve, motit të keq, shkatërrimit të habitatit apo konkurrencës për ushqim dhe strehim.
Ka breshka gjallë sot që ishin 25 deri 50 vjeç kur Charles Darwin lindi. Ka balena që notojnë oqeanet me pikat e shtizës së fildishtë 200 vjeçare të ngulitura në mishin e tyre. Ka sponga me ujë të ftohtë që ushqeheshin me filtra gjatë ditëve të Perandorisë Romake. Në fakt, ka një numër të krijesave me jetëgjatësi që e bëjnë njeriun më të vjetër të gjallë si një pulë pranverore në krahasim.
Ocean quahog (Arctica islandica) është një specie e familjes së molusqeve e llojit Arcticidae. Kjo specie gjendet në oqeanin e Antlatikut Verior. Njihet dhe me emra të tjerë si: celandic cyprine, mahogany clam, mahogany quahog, black quahog, and black clam. Ky molusk mban rekordin e jetëgjatësise të raportuar prej një maksimumi : 507-të vjecare. Në vitin 1868 një mostër e gjetur në afërsi të Islandës, u vlerësua e moshës 374 vjecare.
Gjitari më i moshuar që jeton eshtë një balenë dhe pikërisht Balena Kokëlakuar ( Bowhead- Balaena mysticeti), një balenë e familjes Balaenidae. Një balenë me ngjyrë të errët që mund të rritet deri në 20 metra dhe të peshojë deri në 75 Ton, e dyta për nga madhësia pas balenave blu.
Jeton në ujra Arktike dhe sub-Arktike. Njihet gjithashtu me emrin Balena e Greenlandës ose Balena e Arktikut. Kjo balenë ka gojën më të madhe nga kafshët. Me llogaritjet e reja, bazuar në rrathet rreth syve të balens, kanë treguar se disa nga egzemplarët e kapur mund të ishin rreth moshes 150-200 vjecare.
Breshka gjigande Aldabra (Aldabrachelys gigantea), nga ishulli Aldabra në oqeanin Idian, është një nga breshkat më të mëdha dhe me jetëgjatësi më të madhe nga lloji i breshkave nëpër botë.
Mendohet se ka disa individë të breshkës Aldabra që janë të moshës 200 vjecare, por kjo është e vështirë për tu vërtetuar pasi këto breshka jetojnë më gjatë sesa vëzhguesit e tyre. Breshka Adwaita është sjellë në kopshtin zoologjik të Kalkutës në vitin 1875. Ajo vdiq në vitin 2006 pranë po këtij kopshti zoologjik. Ditëlindja e saj është e regjistruar në vitin 1750 duke u bërë kështu breshka që ka jetuar më gjatë, plot 255 vjet. Sot rekordin e mban breshka Esmeralda, e cila është e moshës 170 vjecare. Esmeralda është gjithashtu një breshkë e llojit Aldabra gjigande.
Koi është një lloj peshku që jeton një jetë të gjatë. Këtu do të flasim për peshkun “Hanako” një lloj Koi i familjes së krapit (Cyprinus carpi)që është i regjistruar që vdiq në moshën 226 vjecare në vitin 1977. “Hanko” kishte pasur disa pronarë, në fund të jetës për të kujdesej Dr Komei Koshihara. Mosha e tij ishte e bazuar në një egzaminim që ju bë këtij peshku në vitin 1966.
Molusqet njihen për një jetëgjatësi të madhe. Disa prej tyre janë dhe ata molusqe që i përkasin familjes Hiatellidae. Këto jane molusqe të ujrave të kripura në bregun perëndimor të Amerikës së Veriut. Guacka e tyre varion nga 15 centimetra deri në 20 centimetra maksimum. Me një qafë të gjatë që mund të arrijë deri në 1 metër duke i bërë kështu molusqet më të mëdhenj në botë, por dhe me një jetgjatësi më të madhe me një rekord moshe prej 168 vjecare. Kur këta molusqe arrijnë një moshë madhore, grabitqari i tyre i vetëm janë njerëzit.
Burimi informacionit: National Geographic – Wikipedia.org