Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për një vizë . Kjo është shashka e re e qeverisë Mickovskit.
Kështu raporton edhe Radio Evropa e Lirë, që thekson se kjo është një nga çështjet që Qeveria e Shkupit e ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.
Natyrisht që kjo ëshë dëshirë e çdo vendi Ballkanik por është drejt të pamundurës aq më tepër për një shtet hibrid si Maqedonia e Veriut. SHBA heq vizat vetëm me vënde strategjike dhe kur qytetarët grek hyjnë me viza në Amerikë as që mund të mendohet heqja e vizave për qytetarët shumëkombësh maqedonas.
Kjo thjeshtë është një shashkë tymuese që qeveria e Shkupit hedh në treg para zgjedhjeve të Nëntorit
Radio Evropa e Lirë shkruan se ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dyja vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.
Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderim në Programin për Heqjen e Vizave dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kreu i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, gjatë vizitës së fundit në SHBA, kur mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, bëri të ditur në një intervistë për TV Sitel nga Nju Jorku se “ata nuk premtojnë që heqja e vizave do të ndodhë shpejt”, por është një nga temat që po diskutohet brenda kornizës së Dialogut Strategjik.
Këtë privilegj në Europë e kanë pak vende, si Kroacia, Gjermania, Britania e Madhe, Zvicra dhe Holanda dhe tani kur Trump që po i mbyll dyert e Amerikës për shumë vend të varfra, po i hap derën maqedonasve të Mickovskit për të sfiduar vendet e Ballkanit. Ky është një lajm qesharak i qeverisë maqedonse dhe nuk ka gjasa të ndodhi për aq kohë sa në drejtimin e Amerikës do jenë Republikanët.