Gentian Sula është një prej oligarkëve që njihet si shkatërruesi i Kodrës së Diellit, por më gjerësisht është i njohur si pronari i kompanisë së ndërtimit “AgiKons”.
Së bashku me Shkëlqim Fushën, pronarin e “Fusha shpk”, Gentian Sula është një nga të akuzuarit për korrupsion pasiv, një ndër miqtë dhe një nga ish miqtë e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Kompania AgiKons ka në pronësi të saj rezidencën “Kodra e Diellit 2”, pikërisht ku banon Erion Veliaj.
Në këtë rezistencë, e përbërë nga blloqe shtëpish luksoze, të rrethuara me një mur të jashtëm dhe të mbrojtura me roje, janë të gjitha shërbimet ndryshe nga pjesët e tjera të qytetit. Por dallaveret e Sulës, i cili duhet të ishte pas hekurave si i akuzuar për korrupsion pasiv nuk ndalen e natyrisht kjo për shkak të favorizimeve nga Dumani dhe gjykatat notere të SPAK.
Frika nga SPAK, e ka detyruar Gentjan Sulën të transferoj kompaninë që ka ndërtuar në Angli, nën pronësinë e anglezes “UK Development Holding Limited”.
Por Gentian Sula është bërë si pronarë legjitim i kodrave të Selitës, ku përveç ndërtimeve të rezidencave dhe pallateve për të ulur koston, ka ndërtuar nyje betoni mes apartamenteve që nuk janë ndërtuar nga ai, e cila punon 24 orë pa ndalim duke ndotur dhe lënë pa gjumë qytetarët dhe duke i lemerisur me zhurmat dhe tymrat e çimentos.
Vërtet është një masakër urbane, por i paprecedent është fakti se kush i ka dhën leje ndërtimi këtij oligarku të akuzuar për korrupsion për të ndërtuar nyje betoni në qendrat e banuara mes pallateve?

Ndërsa Rama është i prekur dhe i zënë me lirimin e hapësirave publike, ushtarët e tij të IKMT kurrë nuk i kanë shkuar te dera AGICONS, për të shkulur një këtë “bombë” të rrezikshme mjedisore në zemër të qytetit pas dritareve të banorëve të pafajshëm, që duhet të helmohen nga tymrat dhe gazrat e Sulës dhe duhet të rrinë ditën e natë zgjuar nga zhurmat e betonieres së oligarkut të çuditshëm.
Ky shtet, a nuk mundet të kontrolloi se kush e ka lejuar ndërtimin e kësaj ndërrmarje mes pallateve dhe ta ndaloi dhe t’i dërgoi para drejtësisë të gjithë qenërinë e administratës, që janë bashkëpuntorë në helmimin dhe vrasjen e ngadalshme të qindra qytetarëve nga toksikimi dhe ndotja e tmerrshme. /Ekskluzive.al





