• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Babai i Andi Malokut kërkon hakmarrjen në fisin Rraja, “Rrumi i Shijakut” e këshillon: Dëshirë paç me gjujt, por është turp me vra pleq!

October 6, 2025
in Dosja X

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion apas një hetimi të gjatë, ka dokumentuar përplasjet mes bandave, armiqësitë dhe vrasjet pa autor lidhur e bandat e Durrësit dhe të Shijakut. Nga hetimet që janë bërë kundrejt Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Shijakut’, si dhe grupit të Avdylajve, nga transkriptimi i bisedave të shkëmbyera në aplikacionin Sky Ecc, janë dokumentuar pazaret mes vrasësve për të eleminuar këdo që iu dilte përpara apo për të marrë hak për të kaluarën.

Nga dosja e SPAK e siguruar nga gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, zbardhet një bisedë mes Aleksandër Lahos dhe Elidon Avdylaj alias Aldo Avdylaj, të cilët bisedojnë për vrasjen e Edmir Bregut alias maloku. Gjithashtu në këto biseda del se Genci Maloku, babai i Andi Malokut, i cili mbeti i vrarë nga atentati i 1 nëntorit 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Atë kohë Andi Maloku ishte shofer i ish-prokurorit Arjan Ndoja, i cili gjithashtu ishte në makinë së bashku me ‘Rrumin e Shijakut’.

Genci Maloku kërkon të vrasë një prej fisit Rraja, pasi Redjan Rraja është i dënuar përjetë si i përfshirë në këtë atentat. Genci Maloku kërkon të vrasë plakun e Rrajave, por kjo për anëtarët e tjerë të grupit, nuk i duket e saktë pasi do të niste luftë dhe ‘nuk është mirë të vrasësh pleq e gra’.

Pjesë nga dosja hetimore:

Në datën 21 shtator 2020, ora 17:59, Elidon Avdyli ka biseduar me Aleksandër Lahon në lidhje me një person me emrin Arjan i cili sipas Aleksandrit nuk lëviz nga fjala dhe ka mënyrën e vet si vepron. Elidoni i ka shkruajtur se Genci është mërzitur shumë dhe do që të bëje” diçka me patjetër. Aleksandri i përgjigjet që nëse Genci do të bëjë diçka, mos të bëjë plakun e Rrajave por t’i bjerë Qerosit. Në orën 19:00, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandër Lahos që sipas tij duhet të “bëjnë” Qerosin ose Ceken. Nga konteksti i bisedave dyshohet se Elidoni dhe Aleksandri kanë biseduar për planet që ka patur personi i quajtur Genci dhe që dyshohet se është Genci Maloku, për të marrë gjakun e djalit, duke vrarë një person me mbiemrin Rraja.

Në orën 19:01, Elidoni i ka shkruajtur Aleksandrit se atë javë, në bashkëpunim me çunin e Pojës ai do te “bëjë” “Malokun” dhe më pas edhe Ceken. Sipas Elidonit, “Maloku” është “byrazer” i Kilit dhe i Marlit, lëviz Tiranë-Durrës dhe se kishte bërë plan që vrasjen e “Malokut” alias Edmir Bregut, ta bënte te lagjia e Edmirit, në Durrës. Aleksandri i sugjeron që do ishte më mirë që vrasjen ta bënin rrugës dhe e ka pyetur se cilin do të bëjnë të parin. Elidoni i është përgjigjur se të parin kanë vendosur të bënin “Malokun”. Në vijim Elidoni i ka shkruajtur Aleksander Lahos se edhe Dur Keçin do ta “sistemojë sa të fillojë “lufta”. Pjesa e bisedës në të cilën flasin për vrasjen e Malokut alias Edmir Bregu, është si vijon.

Aleksander Laho- thuj gencit do hapet lufta deshire te kesh me gjujt thuj

Elidon Avdyli- Po ikam thon e vlla. Po di ca me te thon.

Aleksander Laho-po jo me maru pun me pleq. po te boj cte doj.

Elidon Avdyli- Ishalla po ja hy un me ate cunin e pojes e vlla. Se aty iqim ropt atyne. Genci ska takat. Per kto pun o shok

Aleksander Laho-popo, por kjo levizje na bon dom te gjithve un jam me ju per cdo gjo, por pleq e gra osht turp.

Elidon Avdyli-Po edi. Plus do ikesh kurriz. Qerosi o pik. Tanom. Ne cekaj. Edon. Aty ndurres. Un tashi ket jav do boj malokun. Bashkpunim. Me cunin e pojes. Mrpa cekes. Me kismet allahaut. Esht borazeri kilit maloku. Ne i marlit.

Aleksander Labo-E kuptoj. Ok. maloku rin ne tiran.

Elidon Avdyli- Dje tu erjt kan qen. Po e kan gjet ato. Durres tiron leviz ai.

Aleksander Laho-Po rin aty ne tiran. Aty ku pam makinen e blondume te lentit.

Elidon Avdyli-Po edi. Po ke lagja vet ne durres. Do ebejm…. Se e kemi gjet

Aleksander Lalo-po me mire ruges… Cil do boni te parin

Eliden Avdyli-Malokun. E kemi nda.

Aleksander Laho- ok. Se do jet shum keq. Dhe lenti do ta hudhi prap ne kuriz marielin.

Elidon Avdyli- Esht. Ne burg ai e vlla. Marlin e kam gati gjycin. Mas ksoj pune.

Next Post

Mero Baze: Siç pritej, kandidat nga shoqëria e Zenit, jo shoqëria civile

Berisha mbështet kandidaturën e Binajt për Bashkinë e Tiranës: “Artist i madh dhe luftëtar i paepur për të vërtetën”

Serbia në presion për duelin me Shqipërinë, Stojković paralajmëron: Kjo është finale, pres vetëm fitore!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved