Ai ka një zë që çdo shqiptar e dallon menjëherë se kujt i përket, ndërsa për qindra mijëra persona të tjerë, fytyra e drejtuesit të Aldo Morning Show mbetet një enigmë.
Kjo pasi Aldo Lipe, regjisori dhe drejtuesi i emisionit të mëngjesit, ka zgjedhur të qëndrojë larg publikut dhe të jetë enigmë për këtë të fundit.
Sigurisht, njerëzit me të cilët ai punon dhe kolegët e tij e njohin Aldon, dhe është ky i fundit ai që ka zgjatur kokën për të dalë në foto me dietologen Blerina Bombaj dhe Ardit Gjebrean.
Dietologia e ka publikuar foton në Instagram, duke e bërë publike fytyrën e Aldos. Se sa do i pëlqejë kjo gjë këtij të fundit, vetëm ai e di.