Paraqitjen e në SPAK sipas vendimit të GJKKO-së ai e ka kthyer në një show, të cilin e përdor jo vetëm për axhendë politike ditore, por për të sulmuar edhe sistemin e drejtësisë, veçanërisht prokurorët dhe gjyqtarët e dosjes së tij.
Në vend që të japë llogari për dosjen ‘Partizani’ për të cilën po gjykohet së bashku me dhëndrin dhe me kilientët e tyre të biznesit, Berisha i kërkon llogari Dumanit për ‘dosjen’ Aruba, sipas të cilit kreu i SPAK e mban të fshehur dhe nuk e heton.
Se çfarë është ‘dosja’ Aruba vetëm Berisha e di, sepse edhe vetë gazetari italian që e ka përmendur nuk flet për kryeministrin shqiptar apo nuk flet që të ketë parë dokumente të prokrurorive evropiane ku flitet për një gjë e tillë, mirëpo Berisha si mjeshtër i trillimit që është e merr këtë fakt gjysmë të trilluar dhe gjysmë të paqartë dhe e përdor për politikë ditore, duke akuzuar sistemin e drejtësisë shqiptare, me të cilin ka konflikt të hapur interesi, për shkak të gjykimit të dosjes së tij.
Në fakt shikohet qartë edhe paftyrësia e mediave të cilat heshtin, duke mos i drejtuar asnjë pyetje kllounit Berisha, për deklarimin e DISK për bashkëpunimin kriminal të deputetit të tij Arjan Ndoj me Rrumin e Shijakut, bashkëpunim i vërtetuar sipas DISK që e detyroi vetingun që ta largonte nga drejtësia prokurorin.
Sipas DISK, Arjan Ndoja dyshohet se ka favorizuar persona me precedent penal gjatë detyrës së tij.
Në 2009 dhe 2010, dyshohet se ka pasur kontakte me persona të përfshirë në korrupsion.
KPK ka konstatuar se shtetasi A.L., sot një nga të akuzuarit për vrasje dhe grabitje pronash si drejtuesi i një bande nga më te rrezikshmet për tjtërsimin e pronave, është lidhje shoqërore e prokurorit dhe ka ndryshuar disa herë emrin për shkak të precedentëve penal, por Saliu as nuk ka duegjuar dhe as nuk ka parë gjë. Kjo vërteton se prokurori i tij deputet është mbështetur nga krimi i organizuar që eleminoi Aulon Kalan në garën brënda llojit në Durrës.