Pak pasi Sali Berisha konfirmoi mbështetjen e Partisë Demokratike për aktorin Florjan Binaj si kandidati opozitar për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, një mesazh përgëzues ka ardhur edhe nga kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.
“Ja kështu demokratizohet vendi. Pak nga pak. Partitë duhet të jenë instrumente që e shtyjnë shoqërinë përpara”, shkruan Lapaj në Facebook.
Ai po ashtu i bën thirrje edhe qytetarëve të tjerë apo aktivistëve të shoqërisë civile që duan të kandidojnë në 5 bashkitë e tjera ku ka zgjedhje më 9 nëntor, që të dalin në garë si të pavarur.
“Inkurajojmë qytetarë të tjerë të angazhuar në bashkitë ku ka zgjedhje të shpallin kandidimin si të pavarur. Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ do t’i mbështes”, thekson Lapaj.
Kujtojmë se Lapaj ishte i pari që shprehur mbështetjen për kandidaturën e Florjan Binajt nga radhët e krerëve të partive opozitare. “Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj. Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë”, shkruante Lapaj në Facebook 14 orë më parë.