Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Sipas raportimeve janë dëgjuar të shtëna me armë, ku ka mbetur i vrare gjyqtari Astrit Kalaja.
Nderkohe, Elvis Shkambi është identifikuar si personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast.
Autori i dyshuar ka plagosur dhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.