• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Ngjarje e rëndë në Maqedoni, persona të maskuar i zënë pritë kandidatit shqiptar të Ali Ahmetit dhe e qëllojnë me pistoletë

October 7, 2025
in Diaspora, Kronike

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në Maqedoninë e Veriut, Kumanovë, ku kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI, është qëlluar me armë zjarri.

Përmes një njoftimi zyrtar, BDI bën me dije se persona të maskuar kanë zënë në pritë kandidatin dhe bartësin e listës së këshilltarëve të kësaj force politike në Likovë.

I plagosuri është identifikuar si Zekirja Shahini 43 vjeç, nga fshati Sllupçan i komunës së Likovës dhe është dërguar për trajtim në spitalin e Kumanovës.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë mësohet se Shahini mori tre plagë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dëshmitarët kanë treguar para grupit hetimor se personi i cili e qëlloi 43-vjeçarin mbante maskë dhe u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor dhe Policia ndodhen në vendin ku dhe ndodhi ngjarja dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj plagosje dhe identifikimin dhe vënien para drejtësisë së personave të përfshirë.

Sakaq, nga ana tjetër BDI ka vendosur që të pezullojë aktivitetet e ditës së sotme, teksa u bën thirrje autoriteteve që të ndërmarrin hapa konkrete me qëllim rikthimin e sigurisë dhe besimit te qytetarëve te drejtësia.

“Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ne dënojmë ashpër këtë akt barbar dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike të reagojnë menjëherë, me transparencë të plotë dhe me vendosmëri, për të identifikuar, arrestuar dhe sjellë para drejtësisë autorët e këtij atentati.

U bëjmë thirrje të gjithë mbështetësve tanë, simpatizantëve dhe qytetarëve në përgjithësi që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të tregojnë maturinë që gjithmonë e ka karakterizuar lëvizjen tonë.

Në shenjë solidariteti me të plagosurin dhe për të theksuar seriozitetin e ngjarjes, partia jonë vendos të pezullojë aktivitetet e ditës sotme, ndërsa institucionet të ndërmarrin hapa konkretë për rikthimin e besimit publik dhe sigurisë në terren,” thuhet në reagim.

Next Post

“Shteti ka rënë”! Aktori i njohur i përgjigjet Gjin Gjonit: Shteti ka rënë në momentin që një sh***dhatë si ti nuk u fut në burg por u bë deputet

Arjan Ndoja “justifikon” vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Menduat se po të na hiqnit ne, gjërat do të rregulloheshin…

Jozefina Traboini: Ja e vërteta e zaptimit të pronave në Shkodër!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved