• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Spiropali ndaj komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

October 8, 2025
in Aktualitet, Debat

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj komenteve negative në rrjet kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apeli, si dhe lartësimi i veprimit të vrasësit, konsideruar në rrjet si një ‘akt heroik’.

Spiropali shkruan se urrejtja mbi viktimat dhe tentativat për të justifikuar vrasësin për kryerjen e veprimeve ekstreme, nuk është imazhi i Shqipërisë Europiane.

“Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lum komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.

Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë.

Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane.

Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t’iu afruar përherë e më shumë standardeve të medias e etikës demokratike europiane, nevojitet një ndërgjegjësim dhe reflektim i plotë për masat e ardhshme ligjore që mbrojnë dinjitetin e individit, po aq sa edhe lirinë e shprehjes.

Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jetë kurrsesi fytyra e shoqërisë shqiptare.

Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë shërbëtorët e shtetit shqiptar!”, shkruan Spiropali.

Next Post

Përse qytetarët shqiptarë humbën shpresën edhe nga drejtësia e re?

Del Akti Normativ kundër ndërtimeve pa leje, ankimet në gjykata nuk do të pezullojnë prishjet apo konfiskimet

Hapësirat publike, Rama: Bashkëpunim me gjeniun e super blloqeve të Barcelonës S'ka më zaptime vetëm për të pirë ekspres!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved