• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Hapësirat publike, Rama: Bashkëpunim me gjeniun e super blloqeve të Barcelonës S’ka më zaptime vetëm për të pirë ekspres!

October 8, 2025
in Debat

Në Konferencën Ndërkombëtare Walk21, Rama njoftoi se do të bashkëpunojnë me Salvador Rueda, ekologun e njohur urban spanjoll. Kreu i qeverisë tha se po punojnë për lirimin e hapësirave publike të zaptuara. Shtoi me batutë se s’do të ketë më zaptime vetëm për të pirë një ekspres

“Jam super i lumtur të ndaj lajmin shumë të mirë për ne, që kemi arritur të marrim një hapësirë në agjendën mjaft të zënë të një gjeniu, Salvador Rueda i cili është person i cili ka bërë super blloqet në Barcelonë”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare Walk21 në Tiranë, duke paralajmëruar bashkëpunim me ekologun e famshëm urban nga Spanja.

Kryeministri, teksa përmendi planifikimin e blloqeve të Barcelonës dhe hapësirat që krijoi një ide e tillë, tha se do të përpiqen të ndjekin të njëjtën gjë në kuadër të aksionit “Rilindja Urbane 2.0”.

“Është një formulë e jashtëzakonshme e mjaft e bukur që ka kaq shumë rezultate pozitive, qoftë për kujdesin shëndetësor, mbrojtjen nga infarktet për të moshuarit për shkak të ngrohjes apo të ekspozimit për një kohë shumë të gjatë në diell në rrethana ku qarkullimi është i papërballueshëm apo trafiku është i papërballueshëm. Kujdesi për azmën dhe kështu me radhë. Për të mos folur pastaj për ndikimin shumë pozitiv sa i takon jetës në komunitet, ndikim i jashtëzakonshëm. Kështu që ne do ta provojmë, do të përpiqemi që të fusim më shumë prej kësaj në qytetet tona, në kryeqytetin tonë.”, tha Rama për Barcelonën.

Kryeministri u ndal edhe te komunizmi teksa tha se në atë kohë vendi numëronte mesatarisht 2 mijë vizitorë të huaj në vit, ndërsa tani ka tejkaluar shifrën e 12 milionëve. Ai përmendi “sëmundjen” e shkaktuar pas rënies së regjimit, ku në vend mbizotëruan ndërtimet pa leje dhe zënia e hapësirave publike.

“Pas rënies së atij sistemi, njerëzit e panë hapësirën publike si hapësirë për tu zënë, hapësirë për u privatizuar. Në gjithë atë periudhë dëshirash individuale të shtypura të cilat lulëzuan dhe dolën në sipërfaqe duke zënë të gjitha hapësirat publike, duke ndërtuar në mënyrë të paligjshme kudo ku ishte e mundur dhe duke eliminuar praktikisht çdo hapësirë të gjelbër që shihni sot. Pikërisht kështu, përveç liqenit që ishte, që vazhdonte të ishte dhe përveç shumicës së pemëve që ishin aty, ajo çfarë shohim sot nuk ishte më. Çdo metër katror gjelbërim u mbulua e u varros nën mijëra e mijëra ndërtesa të paligjshme. Lumi që kalon përmes qytetit nuk ishte më i dukshëm sepse të dyja anët e lumit ishin të zëna me vija kaq të gjata ndërtesash dhe 90 % fjalë për fjalë jo metaforikisht, 90% e pemëve që shihni sot në rrugët e qytetit nuk ishin.”, u shpreh Rama.

Rama tha se sot problemi i ndërtimeve pa leje që lidhen me betonin nuk ekziston më, ndërsa shtoi se po bëjnë të njëjtën gjë edhe me strukturat e përkohshme që kanë zënë hapësirat publike. Ai nuk kurseu batutat teksa tha se fakti që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës, nuk do të thotë se duhet të ketë zaptime të këtyre hapësirave publike me lokale, thjesht për të pirë një ekspres.

“Nuk e kemi më problemin e ndërtimeve të paligjshme të cilat lidhen me betonin apo me katet apo hapësirat publike në qytet, por na duhet që të luftojmë ditë për ditë edhe ndërkohë që flasim për të hequr të ashtuquajturat struktura të përkohshme të cilat në fakt kanë zënë trotuaret, hapësirat publike për të vendosur tavolina pafund, karrige, për të ofruar ekspres pas ekspresi. E di që kemi ekspresin më të mirë jashtë Romës, por nuk është një justifikim plotësisht i mirë për të vazhduar dhe për të zënë e pushtuar hapësira publike thjeshtë për të ofruar ekspres. Kështu që çdo ditë po marrim mbrapsht hapësirat dhe duam që të shtojmë edhe më shumë pemë dhe gjelbërim në qytet për të cilat tashmë kemi një rregullore të re që gjithkush që merr një leje ndërtimi duhet të kontribuojë në fondin e gjelbër me një numër të caktuar pemësh përmes një formule e cila e përllogarit në bazë të metrave katrorë që ai ose ajo do të ndërtojë”, tha kryeministri.

Në Konferencën Ndërkombëtare Walk21, edicion i 25-të që po mbahet në Tiranë, marrin pjesë ekspertë dhe liderë nga 54 vende të botës, të cilët po shqyrtojnë mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane. Në fokus janë krijimi i rrugëve dhe hapësirave publike që i ofrojnë komunitetit mundësinë të shijojnë kohën e tyre në kushte të sigurta dhe të përshtatshme.

Next Post

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams në Shqipëri: Nga bashkëpunimi me Ramën isha zotuar të vija për të parë mundësitë në biznes dhe turizëm

KLGJ përgjegjës për sigurinë në gjykata! Intrigantët e saj i'a faturuan policisë fajin e tyre: Ja VKM e 2020-ë që i çjerr maskën kësaj "mballome" drejtësie

Fitimet kapitale të Napolit, Prokuroria kërkon që De Laurentiis të dërgohet në gjyq! Përgjimet e La Repubblica: S'po lëmë gjurmë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved