• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams në Shqipëri: Nga bashkëpunimi me Ramën isha zotuar të vija për të parë mundësitë në biznes dhe turizëm

October 8, 2025
in Aktualitet

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë 4 ditore. Adams ka mbërritur të dielën në vendin tonë, teksa ditën dje u taku me kryeministrin Edi Rama në qytetin e Vlorës.

I pyetur se cila është arsyeja e vizitës së tij, Adams shprehet se ka qenë një qëllim i hershëm, për të parë mundësitë në fushën e biznesit dhe të turizmit.

“Epo, disa vite më parë, djali im erdhi këtu për të performuar dhe më tha se ishte një vend i mrekullueshëm. Gjatë viteve, edhe kur isha kryetar bashkie, kam bashkëpunuar me kryeministrin dhe i isha zotuar se do të vija për të parë mundësitë në fushën e biznesit, të turizmit dhe për të folur mbi çështjet e sigurisë publike. Ai më kishte ftuar të vija që para gati një viti e gjysmë, por atëherë nuk ishte momenti i duhur. Tani është koha e duhur, sepse dua të shoh inovacionin.

Kisha mundësinë të vizitoja një biznes në pronësi të një gruaje dhe të ulesha me drejtues të tjerë biznesesh për të parë si mund të zhvillojmë turizmin këtu dhe në Nju Jork, si dhe si mund të përdorim inovacionin për t’i bërë qytetet tona të funksionojnë bashkë. Nju Jorku është Shqipëria e Amerikës — aty jeton komuniteti më i madh shqiptar. Shumë herë shqiptarët e Nju Jorkut më kanë kërkuar të vizitoj vendin e tyre, dhe tani më në fund erdhi mundësia ta bëj këtë”,- tha Adams.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut mendon se Shqipëria ka potencial për t’u zhvilluar më tej në fushën e turizmit.

“Pra, nga sa keni parë deri tani, ia ka vlejtur vizita juaj? A mendoni se Shqipëria ofron mundësi të mjaftueshme për biznesmenë apo vizitorë amerikanë?

Po, patjetër. Ky është një vend i mrekullueshëm. Para së gjithash, njerëzit janë shumë miqësorë. Siguria publike është e jashtëzakonshme. Mund të ecësh nëpër rrugë në çdo orë të ditës apo të natës dhe ndihesh i mirëpritur.

Po shqyrtojmë disa prej vendeve këtu për t’i prezantuar në fushatat tona të turizmit në Nju Jork, në mënyrë që të tërheqim njerëz të vijnë këtu dhe, në të njëjtën kohë, të inkurajojmë shqiptarët të vizitojnë Nju Jorkun. Jemi duke diskutuar edhe për mundësinë e një fluturimi të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku në Shqipëri — diçka që e kemi realizuar tashmë me Azerbajxhanin, ku tani ka fluturim direkt. Mendojmë se kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer”,- thotë Adams.

Vlorën e cilësoi të mahnitshme.

“Është një qytet i bukur. Shpresojmë të tërheqim njerëz nga këtu që të vizitojnë Nju Jorkun tonë të mrekullueshëm, dhe në të njëjtën kohë, të nxisim edhe njerëz nga Nju Jorku të vijnë e të zbulojnë këtë vend të mahnitshëm”,- tha Adams.

Adams, së bashku me një delegacion amerikan, ka mbërritur me helikopter mesditën e kësaj të marte në qytetin e Vlorës. Ai është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe nga ekipi i tij i sigurisë. Delegacioni është ndalur fillimisht në vilën qeveritare, ndërkohë që mësohet se më vonë Adams do të vizitojë zonën e Orikumit.

Ende nuk janë bërë publike arsyet e vizitës së tij në qytetin bregdetar.

Ndërsa zëdhënësja e Kryetarit të Bashkisë, Kayla Mamelak në një deklaratë, bëri me dije se qëllimi i vizitës së Adams në Shqipëri, lidhet me mundësitë e reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në Nju Jork.

“Gjatë ditëve të ardhshme, Kryetari i Bashkisë Adams do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, udhëheqësit e biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrikat dhe do të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në Neë York City”, tha Mamelak.

Ndërsa po ashtu vizita e Adams në Shqipëri ka marrë vëmendjen e mediave kryesore në SHBA, teksa janë zbuluar edhe detaje.

Sipas mediave amerikane, fluturimet e tij u paguan nga qyteti i Nju Jorkut, ndërsa transporti dhe akomodimi i tij tokësor po paguhen nga qeveria shqiptare. Po ashtu edhe siguria e kryebashkiakut të Nju Jork, sigurohet nga pala shqiptare.

Në qershor 2025, Kryetari i Bashkisë Adams organizoi një pritje të kulturës shqiptare në Gracie Mansion dhe marshoi në paradën shqiptare. NYC është shtëpia e komunitetit më të madh shqiptaro-amerikan në SHBA, me rreth 60,000 që jetojnë në lagje duke përfshirë Belmont, Pelham Parkëay, Astoria dhe Tompkinsville.

Axhenda publike e kryetarit të bashkisë për udhëtimin nuk është publikuar ende, por një zëdhënëse tha se ai do të takohet me anëtarë të Parlamentit dhe Kabinetit Shqiptar dhe me biznese në lidhje me investimet e mundshme.

Eric Adams është në fundin e mandatit të tij si kryebashkiak i Nju Jork, pasi disa javë më parë, njoftoi se nuk do të rikandidonte më si drejtues i një prej bashkive më të rëndësishme në SHBA.

Next Post

KLGJ përgjegjës për sigurinë në gjykata! Intrigantët e saj i'a faturuan policisë fajin e tyre: Ja VKM e 2020-ë që i çjerr maskën kësaj "mballome" drejtësie

Fitimet kapitale të Napolit, Prokuroria kërkon që De Laurentiis të dërgohet në gjyq! Përgjimet e La Repubblica: S'po lëmë gjurmë

LIVE/ U vra në krye të detyrës, politika dhe drejtësia homazhe për gjyqtarin Astrit Kalaja! Sot i jepet lamtumira e fundit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved