Greqia është goditur nga një valë i nxehti, që prej së dielës, ndërkohë që shërbimet meteorologjike kanë parashikuar temperatura deri në 37 gradë Celsius për Athinën dhe 41 gradë Celsius në pjesën qendrore të vendit.
I nxehti ka shkaktuar disa vatra të rrezikshme zjarresh, të cilat janë favorizuar nga erërat e forta, që kapnin shpejtësinë 50 km/h dhe deri më tani konfirmohet se kanë shkaktuar 50 viktima.
Sipas burimeve, 26 trupa pajetë janë gjetur në kopshtin e një vile pranë zonës pyjore të Athinës.
Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian për të përballuar zjarret, që kanë shkrumbuar dhjetëra banesa.
Thirrjeve të tyre për ndihmë, deri më tani i’u është përgjigjur me forca zjarrfikëse Qipro, kurse Spanja u ka ofruar avionë të posaçëm për këto lloj emergjencash./Ekskluzive.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=41&v=u1o26ss2e8g