• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Irena Gjokës gjyqtares që intimidon çdo ditë Berisha i është bërë atentat në sallën e gjyqit në Fier gjatë qeverisjes së tij!

October 10, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Plumbat ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor, nuk janë të parat që përgjakin drejtësinë brenda në sallën e gjyqit. 18 vite më parë, kur Sali Berisha ishte në pushtet, Hajdar Malaj, i paditur nga ish-bashkëshortja, theu të gjithë sigurinë e gjykatës së Fierit dhe arriti të futej me armë brenda në sallën e gjyqit.

Gjyqtare e çështjes ishte Irena Gjoka, sot gjyqtare e posaçme, e sulmuar publikisht dhe në mënyrë të përsëritur nga dy ish-presidentët dhe ish-kryeministrat, Sali Berisha dhe Ilir Meta, të dy të pandehur, me hesape të hapura në GJKKO.

Ora shënonte 15.30 e datës 18 janar 2007.Gjyqtarja shpall vendimin duke lejuar ish-gruan e të paditurit të hyjë në apartamentin në bashkëpronësi. Hajdar Malaj nxjerr nga një çantë e vogël që mbante në dorë një pistoletë TT dhe ia drejton gjyqtares Irena Gjoka. Sekretarja e gjykatës në sallën numër 6, e kishte pikasur autorin se diçka tentonte të nxirrte nga çanta dhe i bërtet Irena Gjokës: “Ruaju se ka pistoletë”, sapo sheh Hajdar Malajn t’i drejtojë armën.

Sipas dosjes që Report Tv e ka siguruar, “gjyqtarja futet poshtë podiumit dhe në këtë moment Hajdar Malaj tërheq këmbëzën duke tentuar të realizojë qitje”. Fati deshi që arma të bllokohet. Sekretarja shfrytëzon këtë moment, -thuhet në dosje- kap të paditurin pas shpine, dhe i krijon mundësi gjyqtares të largohet nga salla.

Irena Gjoka ikën me vrap nga salla dhe e tmerruar hyn në zyrën e një gjyqtari tjetër.

Duke parë këtë situatë, i pari ka ndërhyrë roja i sigurisë së gjykatës, Agim Gjoka. Hajdar Malaj i cili qëndronte në derën e sallës së gjyqit, i drejton armën dhe i kërkon të largohet. Qëllon me armë dhe e plagos në krah nëpunësin e gjykatës për sigurinë. Dora gjysmë e paralizuar e pengoi Malajn të mbushte sërish armën.

Forcat e policisë ndërhynë dhe e arrestuan në sallën e gjyqit. Hajdar Malaj është hetuar me shpejtësi, jo nga Prokuroria e Fierit, por nga krimet e rënda në atë kohë nga 2 hetuesit, Eugen Beci dhe Julian Papa. Vetëm 2 ditë pas ngjarjes, për të dhënë një mesash të qartë ndaj situatës, më 20 janar 2007, Hajdar Malaj u dërgua për gjykim të drejtpërdrejtë. U dënua me 20 vite burg për tentativë vrasje ndaj gjyqtarit dhe punonjësve të policisë

Ngjarja e 6 tetorit në Gjykatën e Apelit të Përgjithshëm, në Tiranë, ka të njëjtën dinamikë. Një person që futet lehtësisht me armë në gjykatë, dhe brenda sallës së gjyqit në një çështje civile, nxjerr pistoletën sapo lexohet vendimi jo në favor të tij dhe ia drejton gjykatësit. Irena Gjokën e shpëtoi rastësia, po atë fat nuk e pati gjyqtari Astrit Kalaja, i cili humbi jetën.

Me krenari në një rrëfim të tijin, të publikuar nga portali i familjes Berisha në mars të vitit 2024, Hajdar Malaj, shprehej se e bëri atë veprim për të treguar se çfarë bëhet në gjykatat tona.

Ky ka qenë precedenti i parë në Shqipëri ku një gjyqtar sulmohej brenda gjykatës në krye dhe për shkak të detyrës.

Next Post

"UEFA Women’s Europa Cup", Interi i shënon 7 gola Vllaznisë në Milano

Gjykata Kushtetuese: Ja përse e pezulluam dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë

A do të kalojë apo jo për gjykim dosja e Erion Veliajt, sot seanca paraprake në GJKKO

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved