Reperi i njohur shqiptar, Gashi do të kthehet në vendin e tij pas 18 vitesh për festivalin “Sunny Hill” që do mbahet në Prishtinë. Ylli kryesor i kësaj ngjarje madhështore do të jetë këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së bashku me emra të njohur në Shqipëri e Kosovë.
Gashi ka krijuar karrierë në Amerikë, por me anë të postimeve në Instagram ka treguar se do rikthehet për të takuar familjarë që si ka njohur kurrë.
“Nuk kam qenë në Kosovë prej 18 vitesh. Sapo njoftova që do jem atje javën që vjen mora vesh që kam shumë pjesëtarë të familjes akoma në vendlindje dhe nuk i njoh. Më keni thyer zemrën”, shkruajti ai.
Ndërkohë Gashi po punon për të sjellë projekte të reja muzikore.