Nga Shaban Murati
Nuk dihet ç’po ndodh me shtetin dhe me popullin shqiptar, kur sheh se perfaqesuesit e shoqerise civile, qe i çon per aktivitete ne Beograd, qellojne gjithmone filoserbe.
Drejtuesit e instituteve studimore te Shqiperise, qe kane marre persiper te realizojne endrren futuriste te pajtimit historik shqiptaro-serb, zgjidhen qe ta bejne si filoserbe.
OSBE, ku Shqiperia paguan kontribute, sa here ben panele apo dialogje shqiptaro-serbe, perfaqesuesit shqiptare i zgjedh filoserbe.
Agjencite zyrtare Shqiptare, kur zhvillojne aktivitete dypaleshe ne Beograd, nuk çojne punonjesit e tyre, por marrin e çojne atje filoserbe ne profesion te lire, qe i paguajne nga buxheti shteteror.
Nuk dihet ç’po ndodh me dy shtetet shqiptare, kur qeverite ne Tirane dhe ne Prishtine rrethohen e sherbehen me keshilltare jugosllave, te cilet qajne per Jugosllavine e Serbise dhe urrejne kombin shqiptar, flamurin shqiptar, identitetin shqiptar.
Nuk dihet ç’po ndodh ne politiken shqiptare, kur historia e politikes shqiptare provon se monarkiste dhe antimonarkiste, komuniste dhe antikomuniste, demokrate dhe antidemokrate, çlirimtare dhe kolaboracioniste, kane nje atraksion fatal per Serbine.
Me sa duket, sindroma e Stokholmit, kap jo vetem individet, por edhe shtetet, edhe popujt!