Shqipëria është në vendin e dytë të renditjes pas një fitoreje historike kundër Serbisë në Leskovc.
Kuqezinjtë deri më tani kanë grumbulluar 11 pikë dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u luajtur në fushatën kualifikuese, kundër Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe pas tre ditësh me Anglinë në Tiranë.
Nëse Shqipëria mund Andorrën atëherë kualifikimi për në “Play off” do të jetë më afër se kurrë, me një nder që duhet të vijë nga Anglia, të mundë Serbinë në Londër.