• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, October 13, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Zgjedhjet e sotme në Kosovë “zgjedhin” qeverinë e ardhshme të Kosovës

October 12, 2025
in Blog
In this Wednesday, June 7, 2017 photo, Albin Kurti, prime minister candidate of Kosovo's opposition party Vetevendosje, or The Self-Determination Movement, waves during an electoral campaign in Kosovo capital Pristina. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

In this Wednesday, June 7, 2017 photo, Albin Kurti, prime minister candidate of Kosovo's opposition party Vetevendosje, or The Self-Determination Movement, waves during an electoral campaign in Kosovo capital Pristina. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Nga Mero Baze

Zgjedhjet lokale që sapo u mbyllën në Kosovë janë të rëndësishme jo aq për kryetarët që do të drejtojnë komunat në Kosovë, por për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë, pasi do të jenë një test i ri elektoral në manovrat e stërzgjatura 8 mujore për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të shkurtit.

Kriza e formimit të qeverisë në Kosovë është ndoshta një nga krizat më të gjata në botë për ndryshimin e pushtetit pas zgjedhjeve, për shkak të mungesës së vullnetit për t’iu nënshtruar rregullave demokratike. Kryeministri Albin Kurti refuzoi të negociojë një koalicion paszgjedhor, pasi nuk arriti të marrë mbi 50 për qind të votave, dhe e futi vendin në një krizë proceduriale kushtetuese duke qëndruar 8 muaj kryeministër i pazgjedhur, me qëllim që zgjedhjet e sotme ta gjenin në detyrë si kryeministër.

Tanimë ky objektiv i tij u arrit, por jo edhe objektivat elektoralë.

Nga exit poll-i i parë del që Vetëvendosja ka shumë mundësi që nuk fiton asnjë komunë në raundin e parë, ndërsa së paku katër komuna fitohen direkt nga LDK dhe PDK.

Pjesa tjetër do të shkojë në balotazh, dhe nëse koalicioni opozitar PDK–LDK, përfshirë dhe AAK-në, arrin të tejkalojë problemet mes tyre dhe mbështesin njëri-tjetrin në balotazh, kanë shanse që ta lënë Vetëvendosjen vetëm me një ose asnjë komunë të fituar.

Për këtë arsye, rezultati i zgjedhjeve sonte ka më shumë rëndësi për të kalitur një aleancë të re opozitare të bazuar mbi testet e reja, sesa për vetë pushtetin lokal në Kosovë.

Gjatë këtij muaji, ky rezultat do të jetë testi që do t’i japë energji të re krijimit të një qeverie koalicioni, ose shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, duke u bazuar ndër të tjera mbi këtë rezultat.

Kjo i bën këto zgjedhje lokale si zgjedhjet me rëndësinë më të madhe politike sesa zgjedhjet e tjera, edhe për shkakun se vetë kryeministri Kurti punoi me vetëdije të mos ndante pushtetin me të tjerët ose të mos e dorëzonte atë deri në këto zgjedhje, edhe pse është një dështim spektakolar i aftësisë së Kosovës për ndërtimin e shtetit të saj.

Rezultati, i cili pritet të bëhet publik deri në mesnatë, do të shërbejë për të trimuar opozitën të bëhet bashkë për zgjedhje të reja, ose për të trimëruar Albin Kurtin të vazhdojë i vetëm të këmbëngulë të qeverisë Kosovën, edhe pse nuk i ka votat e nevojshme për kryeministër.

Next Post

Kosovë/ Mbyllen qendrat e votimit, dalin exit poll e para: Ja kush kryeson

Më solli në ’90 Amerika për të hapur ambasadat! Profesor Pilinçi i jep fund "spekulimeve": Rama dhe Berisha dridhen si purtek kur më shohin mua

Historia e pabesueshme e Pal Mëlyshit dhe vrasja e Bardhok Bibës!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved