E veshur për në dasmë, bashkë me dëshmitarët për të shkuar drejt vendit ku do të mbahej ceremonia, me miqtë e përbashkët.
Pikërisht gjatë rrugës, shoqëruesja e nuses u përdhunua nga dy djem, të cilët e xhiruan gjithë skenën, duke e publikuar në internet.
Në pamjet të cilat i gjeni më poshtë, shihet se si vajza bënë rezistencë, ndërkohë që ata i shqyejnë veshjet.
Gjithçka ka ndodhur në Kinë, në qytetin e Xi’an në muajin qershor, por vetëm javën që lamë pas policia identifikoi autorët ë dyshuar, një 21-vjeçar dhe një djalë 19 vjeç, duke i arrestuar.
Gjithçka u justifikua nga dy të rinjtë e prangosur me traditën “naouhn”, e cila nënkupton prishjen e një martese me shaka ndaj nuses dhe dhëndrit dhe me këtë justifikim, abuzuan me shoqëruesen e nuses.